02.08.2020 - 21:45
Është mbyllur Serie A për këtë sezon, ku është mësuar edhe verdikti i fundit që kishte mbetur. Lecce është skuadra e fundit që bie nga kategoria, pas humbjes në shtëpi 3-4 ndaj Parmës. Por edhe nëse do të kishte fituar, fitorja 3-0 e Genoa-s ndaj Veronas e bënte të pavlerë.
Kastriot Dermaku është aktivizuar në 45 minutat e dyta për Parmën, duke i dhënë impuls skuadrës, që shënon 2 gola në këtë fraksion, teksa pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 2-2.
Sa u përket ndeshjeve të tjera, më herët Fiorentina fitoi 3-1 në fushën e SPAL, Bologna-Torino u ndanë në barazim 1-1 dhe Sassuolo u mposht 1-0 në shtëpi nga Udinese.