Edhe pse një ditë më parë ishte vetë drejtori sportiv Mattia Binotto që deklaroi se Sebastian Vettel do ta mbyllte këtë sezon te Ferrari, zërat e ditëve të fundit thonë se Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës, Michael, mund të zërë vendin e Vettel.
Për momentin kjo është vetëm një ide, por gjithçka mund të ndodhë këtë sezon, duke parë paraqitjet e dobta të gjermanit me “kokëkuqen”. Mick, 20 vjeç, aktualisht garon në Formula 2 me makinën Prema, ndërkohë që është pjesë e Akademisë Ferrari.
Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, para nisjes së sezonit, deklaronte: “Mick në Formula 1? Është ende herët për ta diskutuar këtë çështje. Për momentin duhet të mendojë për sezonin aktual në Formula 2.
Mick po paraqitet mirë. Kishte objektiv përmirësimin dhe ka arritur rezultate të mira. Për sa i përket të ardhmes së tij, do të flasim me të se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. Mendoj se është më logjike që ta nisë rrugëtimin në Formula 1 me një makinë më të vogël, në mënyrë që të ambientohet me këto njëvendëshe”.
Por këto fjalë tani duken pa kuptim, pasi Ferrari nuk konkurron këtë sezon as me Racing Point dhe as me Red Bull. Në një sezon thuajse të mbyllur për sezonin, do të ishte mirë promovimi i Mick, në mënyrë që të ishte gati për të ardhmen.