Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miraturar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën, raporton Express.
Me miratimin e këtij projektligji, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë.
“Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së./Gazeta Express