Si çdo fushë të jetës apo disiplinë sportive, edhe Formula 1 është prekur nga pandemia, jo thjesht me rastet pozitive, por që nga kalendari, garat pa tifozë e të tjera.
Helmut Marko, një nga drejtuesit kryesorë të Red Bull, ka deklaruar sot se koronavirus përbën ende një rrezik real për sportin e Formula 1. Madje ai ka shtuar se virusi vdekjeprurës mund ta shkatërrojë shpirtin luftarak të këtij sporti në botërorin e këitj viti.
“Nëse Max Verstappen do të infektohej me Covid-19, atëherë botërori do të mbyllej përfundimisht, pasi Leëis Hamilton do ta kishte rrugën e hapur për ta tuar titullin. Kjo do të penalizonte edhe spektaklin e këtij sporti”, – tha Helmut Marko.
“Koronavirus mund ta shkatërrojë të gjithë botërorin. Ne e patëm një rast me Sergio Perez, që mungoi 2 javë, por ai nuk duelon për titull. Nëse kjo gjë ndodh me një nga pilotët pretendentë, atëherë situata është ndryshe. Ndaj, i bëj apel Max të jetë i kujdesshëm”, – shtoi Helmut Marko.