MENU
klinika

Thirrje qytetarëve t'i bashkohen iniciativës

Mjeku Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

20.08.2020 - 11:32

Mjeku i njohur Skënder Brataj, i cili ka kaluar infeksionin e Covid-19 ka dhuruar ditën e sotme plazmën e gjakut.

Plazma e gjakut do të përdoret për të shëruar pacientët e sëmurë.

Brataj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë kaluar këtë virus të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Dua të marrë pjesë të fillojë këtë iniciativë me të gjithë qytetarët shqiptarë që do të marrin pjesë për dhurimin e gjakur me qëllim që kjo alternativë kurimi për këtë sëmundje të fillojë sa më shpejt në Shqipëri.

Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, tha Brataj.

Momenti i dhurimit të gjakut nga Skënder Brataj është ndarë edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësua gjestin e tij.

“Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty!”, shkruan ministrja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleve universitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” ka nisur procedurën për terapinë e plazmës për trajtimin e të prekurve nga COVID-19 që janë në trajtim spitalor.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!