MENU
klinika

"Kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë"

‘Mos bëni shpesh skaner për Covid-19, shkakton kancer’, Brataj del me sqarim pas apelit të fortë

21.08.2020 - 11:10

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rikujtuar edhe një herë apelin e tij të bëhet kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi dhe sipas tij mund të shkaktojë tumore (kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë.

Duke iu referuar reagimeve qe ka pasur kjo deklarate, Brataj ka publikuar sot një material që thote se “do tu shërbejë si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët”.

tabela urgjenca rrezet

Materiali i referohet Zyrës federale të Zvicrës mbi rrezatimet.

Sipas Bratajt, “një CT-Skaner e mushkërive është njësoj sikur të bësh një radiografi të mushkërive çdo ditë gjatë gjithë vitit”.

“Radiografia(Rx) e mushekrive është ekzaminimi radiologjik i kryer më shpesh në mjekësi dhe doza e tij e rrezatimit është shumë e ulët. Ajo është e barabartë me atë të akumuluar gjatë një fluturimi me avion në distanca të gjata”.

Materiali:

UFSP Ufficio federale della sanità pubblica
Zyra Federale e Shëndetit Publik Zvicër.

Dozat e rrezatimit(radiacionit) në fushën mjekësore

Përdorimi i rrezatimit me rreze X në radiologji ose radiofarmaceutikë në mjekësinë bërthamore përfshin një ngarkesë rrezatimi për pacientin. Përqëndrimi i dozës së rrezatimit për përdorim mjekësor mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të sasisë së marrjes.

Radiologjia diagnostikuese

Doza e rrezatimit(radiacionit) të një ekzaminimi radiologjik me rreze X varet nga shumë faktorë. Ajo është në përpjesëtim me kohëzgjatjen e ekzaminimit, dimensionet e trupit, ndjeshmërinë radiologjike të organeve të ekzaminuara, si dhe depërtimin e rrezeve. Radiografitë e një dhëmbi ose të duarve dhe këmbëve, kanë dozat më të ulta të rrezatimit, ndërsa rrezatimet më të mëdha merren në operacione komplekse dhe të zgjatura të zemrës.

Rrezatimi në mjekësin bërthamore

Doza e rrezatimit(radiacionit) gjatë një ekzaminimi në mjekësinë bërthamore, varet nga sasia e aplikuar, e nevojshme për të marrë informacion cilësor të mjaftueshëm diagnostik. Sidoqoftë, përcaktohet edhe nga lloji i radiofarmaceutikës, në mënyrë të veçantë nga përgjysmimi dhe lloji i rrezatimit të radionuklidit të përdorur, si dhe nga shpërndarja dhe koha e qëndrimit në trup (përgjysmimi biologjik). Ngarkesa e rrezatimit varet nga pesha e pacientit dhe teknologjia e detektorëve dhe instrumenteve matëse të përdorura.

Në fleten e përshkrimit të radiofarmaco të aprovuar sipas ligjit, është e treguar doza e rrezatimit për secilin aplikim. Ekzaminimet e mjekësisë bërthamore, janë të ngjashme me ato radiologjike (rrezet X dhe CT-Skaner).

Dozat e rrezatimit (radiacionit) të disa ekzaminimeve radiologjike dhe diagnostike në mjekësinë bërthamore, tregohen në tabelën e mëposhtme:

Njësia matëse e përdorur është milisievert (mSv). Për të kuptuar më mirë, dozat e rrezatimit(radiacionit) ato krahasohen me dozën e rrezatimit (radiacionit) të një radiografie të mushkërive.

Radiografia(Rx) e mushekrive është ekzaminimi radiologjik i kryer më shpesh në mjekësi dhe doza e tij e rrezatimit është shumë e ulët. Ajo është e barabartë me atë të akumuluar gjatë një fluturimi me avion në distanca të gjata.
Siç lehtësisht shikohet në tabelën bashkëngjitur me ngjyrë të kuqe një CT-Skaner e mushkërive është njësoj sikur të bësh një radiografi të mushkërive çdo ditë gjatë gjithë vitit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!