MENU
klinika

COVID-19/ 140 raste të reja

MSH informon për situatën: 5 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit

11.08.2020 - 15:16

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 140 raste të reja me koronavirus në vend dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051

Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!