Ai ishte një gjeni matematike dhe në një shoqëri tjetër mund t’i kishin ofruar shumë, por iku nga kjo jetë si një endacak.
Bëhet fjalë për Fatmir Rrokajn nga fshati Varibop i Mallakastrës, i cili mund të bënte veprime matematikore deri në 20 shifra.
Ai ka ndërruar jetë sëfundmi duke u dërguar në jetën e përtejme, ndërsa pas mbeti një shans i humbur për të, por edhe për shoqërinë.
Ai spikati që i vogël për dhuntitë e veçanta në shkencat ekzakte dhe sidomos në matematikë duke i çuditur edhe mësuesit e tij.
Por, mungesa e përkujdesjes nga shteti, familja dhe shoqëria bëri që një talent i tillë të kthehej në një personazh me të cilin dëfreshëshin bashkëmosharët dhe banorët e fshatit.
Në një video të filmuar disa vite më parë në fshatin e tij duke momenti kur Fatmiri bën me mëndje veprime matematikore ashtu si një makinë llogaritëse. Kjo është e vetmja video që ka mbetur prej tij.
Video e viteve me pare: