Mjeku kirgurg në Berat ngre alarmin për vdekshmërinë në Shqipëri. Edi Bejko:-“Ndërsa merremi me Covid-19,njerëzit po ikin në heshtje nga sëmundje të tjera,dhjetëra apo qindra herë më vrastare se koronavirusi” .
Në një kohë kur e gjithë vëmendja e mjekëve dhe qytetarëve është kthyer nga Covid-19,sëmundje të tjera vdekjeprurëse po marrin edhe më shumë jetë njerëzish. Mjeku kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit dhe njëkohësht për disa vjet ish/drejtor i këtij spitali,Edi Bejko ka bërë një status të frikshëm në llogarinë e tij në Facebook.
Ai kujton ndër të tjera se mjekët duhet ta drejtojnë orientimin e kujdesit shëndetësor edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera,të cilat-sipas Bejkos-po rrisin rrezikun për qytetarët.Bejko shkruan se,në një periudhë të shkurtër përgjatë javëve të fundit ka diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje,më shumë se në periudha të tjera kohore. Sipas kirurgut Bejko,njerëzit po ikin në heshtje nga sëmundje të tjera,dhjetëra apo qindra herë më vrastare se koronavirusi.
Statusi i plotë i Kirurgut Edi Bejko:
More po çfarë bëhet kështu?? Jemi ngulur tek corona në mendime,në veprime,në pasoja dhe nuk po merremi me aspekte të tjera të veprimtarisë dhe sëmundshmërisë njerëzore..! Në një periudhë të shkurtër përgjatë këtyre javëve si mjek,kam diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje,aq sa nuk kam parë për një periudhë të gjatë kohore..
Arsyeja?? E thjesht..!! Të gjitha antenat mediatike shtetërore dhe sociale janë drejtuar vetëm te covidi.. Të gjithë individët të tmerruar nga llomotitja e vetme për “covidin” ngado nëpër ekrane,rrjete sociale apo zyrtare janë frenuar për tu paraqitur sa më herët pranë mjekut specialistit,në vendin perkatës.. Ik nga shiu …bjer në breshër.!!
E pranueshme kjo?? Sigurisht deri diku.. Por nuk kuptoj pse veprohet kështu në mënyrë absolute se a thua që mbi organizmin njerëzor vepron vetëm covidi..?? Stopojeni për një moment atë trurin tuaj ndaj “magjepsjes” për coronën..!! Po ikin njerëz pa u kuptuar ashtu në heshtje nga sëmundje të tjera,dhjetëra herë apo qindra herë më vrastare se corona… Satistikat janë kokëforte..
Do bashkëjetojmë me ketë lloj Sarsi ashtu siç rëndom jemi mësuar të jetojmë me patologjitë malinje të ndryshme abdominale apo pulmonare..infarktin e myocardit..insultin cerebral..gripet e ndryshme..sëmundjet e gjakut..diabetin.. aksidentet trombotike vasculare ..hepatitet…cirrozat..etj etj.. Merreni më shtruar o njerëz atë përpunimin e informacionit që ju atashohet në laboratorin tuaj trunor..!!
Mos lejoni që ky virus të bëhet padron i mendimit dhe i veprimtarisë së jetëve tuaja pasi asnjë dhe asgjë nuk e perligj numrin e vdekjeve të ngritura në piedestal për këtë pandemi në rang botëror( apo dhe shqiptar) në raport me numrin morfologjik të sëmunjeve të tjera të cilat shfaqen edhe më vrastare për jetët tona..!! Rëndësi ka të kujdesemi edhe për semundjet e tjera,ashtu si dhe për covidin ..pa e ulur vigjilencen..!! Këtu e kisha të shkretin e muhabetit….pa ju lodhur kuptohet..!
Pershendetje miqte e mi..!!More po cfare behet keshtu??Jemi ngulur tek corona ne mendime ,ne veprime, ne pasoja dhe…
Gepostet von Edi Bejko am Dienstag, 18. August 2020