MENU
klinika

Harta turke shkakton alarm në Greqi

“Në rast lufte, këta janë ishujt e parë grekë që do të pushtohen”

13.08.2020 - 12:23

Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis.

Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës.

Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demilitarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza ushtarake duke shkelur konventat ndërkombëtare. Në rast lufte sipas medias turke, duke qenë se janë baza ushtarake, këto ishuj janë objektivat e parë të ushtrisë turke.

“Greqia vijon piraterinë me ishujt në Egje. Kur u nënshkrua marrëveshja e Lozanës, shumë ishuj nuk i kaluan Greqisë, por me kalimin e kohës ajo vendosi atje banorë dhe ushtri”, shkruan media turke.

Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lufte me Turqinë.

Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turqia largon anijet ushtarake nga ‘zona e nxehtë’

Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!