Kanë startuar sot ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Toronto Raptors fitoi 134-110 ndaj Brooklyn, sfidë e komanduar nga ekipi kanadez. 7 lojtarë të Torontoz, përfshi 5 titullarët, realizuan mbi 12 pikë, me VanVleet që realizoi 30 pikë e 11 asist.
Në Lindje fiton edhe ekipi i Boston Celtics, që mposhti 119-101 Philadelphia 76ers. Sfidë e ekuilibruar, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Në periodën e fundit Boston mori frenat e lojës në dorë dhe triumfoi falë 32 pikëve e 13 rebound të Tatum.
Në Perëndim, ekipit të Denver Nuggets iu desh koha shtesë për të mundur Utah Jazz 135-125, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Murray me 36 pikë ishte lider për Denver, mbështetur nga Jokic me 29 pikë e 10 rebound.
Në çerekfinalen e fundit luajtur sot, Los Angeles Clippers fitoi 118-110 ndaj Dallas Mavericks, sukses i merituar i ekipit kalifornian, që e dominuan ndeshjen shumicën e kohës. Leonard realizoi 29 pikë e 12 rebound, ndërsa Paul George e mbylli me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Doncic.
KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Milwaukee Bucks – Orlando Magic
2-7 Toronto Raptors – Brooklyn Nets 134-110
3-6 Boston Celtics – Philadelphia 76ers 119-101
4-5 Miami Heat – Indiana Pacers
KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Los Angeles Lakers – Portland Blazers
2-7 Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 118-110
3-6 Denver Nuggets – Utah Jazz 135-125 (shtesë)
4-5 Houston Rockets – Oklahoma City Thunder