MENU
klinika

Raporti për COVID-19

“Një pacient u infektua për të dytën herë”, New York Times tregon shqetësimin e hulumtuesve

24.08.2020 - 18:35

E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.

Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë.

Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.

Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja.

Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 809,484 kanë vdekur./ REL

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!