MENU
klinika

Serbia ‘tradhton’ Rusinë

Nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

27.08.2020 - 21:04

Qeveria e Serbisë iu bashkua të enjten Bashkimit Evropian në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi dhe kritikave ndaj shtypjes së protestave kundër udhëheqësit autokrat të vendit.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ndërmori një hap befasues, duke thënë se Beogradi e mbështeti rezolutën e BE-së për Bjellorusinë, në mënyrë që të përafrojë politikat e tij me ato të bllokut në të cilin dëshiron të anëtarësohet.

Beogradi ka pasur marrëdhënie të ngushta me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili ishte udhëheqësi i vetëm botëror që vizitoi Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se ata qëndrojnë përkrah njerëzve që protestojnë për të drejta demokratike në Bjellorusi, duke hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat nxorrën fitues zoti Lukashenko.

Ata paralajmëruan se po përgatisin një listë të gjatë të personave bjellorusë që do të përballen me sanksione për manipulim votash dhe për masa brutale ndaj protestuesve.

Pranimi nga Serbia i kritikave të BE-së ndaj udhëheqësit bjellorus u publikua fillimisht të mërkurën, përmes komenteve në Twitter nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Beograd, të cilët e përshëndetën këtë hap.

Presidenti populist serb Aleksandër Vuçiç është përballur gjithashtu me kritika nga brenda dhe jashtë vendit për goditjen e lirisë së mediave, mbajtjen e zgjedhjeve që opozita nuk i quan të lira dhe të drejta si dhe masave kundër demonstruesve antiqeveritarë.

Megjithëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia i ka forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën dhe nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për politikat e saj ndaj Ukrainës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat