MENU
klinika

"Mbështesim marrëveshje për njohje të ndërsjellë"

Palmer: Ideja për shkëmbim territoresh, jashtë teme

07.08.2020 - 08:46

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një proces të dialogut Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, që ka synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Këtë qëndrim e ka bërë të ditur Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për Ballkan Insider, cituar nga Zëri i Amerikës.

Sipas Palmer tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve do të kishte ndikim të madh në stabilitetit e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i nxiste vendet në rrugën e tyre për integrimin Evropian.

“Ne jemi të përqendruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjellë.

Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit.

Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale.

Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Palmer theksoi mbështetjen e SHBA-ve për Gjykatën Speciale, duke i bërë thirrje Kosovës të bashkëpunojë me këtë gjykatë, në mënyrë që ajo të përmbushë misionin e saj për drejtësi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat