MENU
klinika

Alarmante

Pandemia po rrit depresionin e përdorimin e drogave

30.08.2020 - 20:34

COVID-19, virusi i cili ende është nën lupën e shkencës, ka më shumë se gjysmë viti që është bërë përditshmëri e pjesë e pandashme e secilit qytetar, jo vetëm në vendin tonë, por në e gjithë botën.

Derisa kërkimet për një vaksinë e ilaç vazhdojnë, çdo ditë shënohen raste të reja e shtohet bilanci i të vdekurve. Ndërsa masat e vendosura, si armë të vetmë kundër përhapjes së pandemisë janë kthyer në rregulla rigozore, ku s’po mungojnë edhe dënimet.

Kjo gjendje, po ndikon shumë edhe ne aspektin e shëndetit mendor, e këtë e shpjegon më së miri, Arbër Zeka, Psikolog Klinik dhe Psikoterapeut.

“COVID-19 ka ndikuar në jetën tonë të përditshme dhe se ka prekur mijëra njerëz, të cilët janë ose të sëmurë nga pandemia ose kanë probleme të tjera qoftë në shëndet mental, apo janë afektuar aspektet e tyre sociale. 

Në aspektin e shëndetit mendor, ndikimi kryesor psikologjik deri më tani është niveli i ngritur i stresit ose ankthit. Por ndërsa kemi çdo ditë rregulla dhe masa te reja – veçanërisht izolimet për të prekurit apo te dyshuarit si te prekur dhe efektet e saj në aktivitetet e zakonshme të shumë njerëzve, rutinat ose mjetet e jetesës – nivelet e vetmisë, depresionit, alkoolit dhe përdorimit i drogave të dëmshme, dhe vetë-lëndimet ose sjellja vetëvrasëse janë rritur dhe pritet gjithashtu të rriten”.

Por, pasoja të mëdha në aspektin e shëndetit mendor, sipas psikologut kosovar do të ketë edhe pas përfundimit të pandemisë. Ai thotë se nëse profesionistët e kësaj fushe nuk aktivizohen, atëherë njerëzit do të vuajnë nga këto ndikime edhe për vitet e ardhshme.

Kur bëhet fjalë për jetën pas pandemisë, pasojat e shëndetit mendor në lidhje me ato që po ndodhin gjatë kësaj pandemie për njerëzit, sot dhe më gjerë, do të jenë vërtet një problem në përgjithësi. Nëse ne nuk bëjmë diçka në lidhje me të tani, njerëzit do të vuajnë nga këto ndikime të shëndetit mendor për vitet e ardhshme. 

Mbeten shumë pyetje te hapura rreth mënyrës së zvogëlimit të efekteve pas pandemisë COVID-19. Monitorimi i komunitetit dhe kontrollimi dhe mbështetja e shëndetit mendor duhet gjithsesi të monitorohet dhe përkrahet. 

Profesionistët e shëndetit mendor me përvojë dhe shërbimet me bazë komunitare pavaresisht se duhet të aktivizohen, gjithashtu duhet të këshillojnë rregullatorët që të hartojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë strategji për trajtimin e pandemisë dhe pasojave të saj”.

E rreziqet që mund të sjellin pasojat pandemike janë pikërisht ndikimet psikologjike, për këto popullata mund të përfshihet në ankth dhe ndjenjë të stresuar ose të zemëruar.

Personat e moshuar dhe gjithashtu ata në kushte shtendetesore me probleme kronike, pasi janë identifikuar si më të prekshëm ndaj COVID-19, dhe kur u thuhet se janë shumë të prekshëm, mund të jetë jashtëzakonisht i frikshëm dhe shumë frikësues për ta. Ndikimet psikologjike për këto popullata mund të përfshijnë ankth dhe ndjenjë të stresuar ose të zemëruar.  

Në anën tjetër, fëmijët po ashtu munden përjetojnë shqetësim, ankth dhe frikë, dhe kjo mund të përfshijë llojet e frikës që janë shumë të ngjashme me ato të përjetuara nga të rriturit, të tilla si frika nga vdekja, frika nga të afërmit e tyre që vdesin ose frika se çfarë do të thotë të marrësh trajtim mjekësor. 

Nëse shkollat janë mbyllur si pjesë e masave të nevojshme, atëherë fëmijët mund të mos kenë më atë ndjenjën e strukturës dhe stimulimit që sigurohet nga ai mjedis, dhe tani ata kanë më pak mundësi të jenë me miqtë e tyre dhe të marrin atë mbështetje sociale që është thelbësore për të mirë mirëqenia mendore”.

Në fund psikologu thotë se gjatë kësaj kohe të vështirë, është e rëndësishme të vazhdohet të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik dhe sidomos ta përfshini atë mendor. Kjo sipas tij, jo vetëm që do t’ju ndihmojë për një kohë të gjatë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të luftoni COVID-19 nëse jeni infektuar./ Indeksonline

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!