Rënia në realizimin e planit të të ardhurave vazhdon. Në 7 muaj në total janë mbledhur 233.1 miliardë lekë, ose rreth 32.6 miliardë lekë më pak se në 7 muajit e vitit 2019.
Nga ana tjetër deficiti buxhetor është zgjeruar me më shumë se 40 miliardë lekë, dhe në fund të muajit korrik ai ishte 49.2 miliardë lekë.
Në raport me të ardhurat e realizuara deri në korrik të një viti më parë nga TVSH-ja janë mbledhur 8.5 miliardë lekë më pak, nga tatimi mbi fitimin rreth 7.1 miliardë lekë më pak, nga akciza -2.1 miliardë lekë. Po ashtu në rënie prej me 6.8 miliardë lekë janë edhe të ardhurat nga Tatimi mbi te Ardhurat Personale.
Ndërkohë nëse deri në korrik të vitit 2019 pushteti vendor kishte mbledhur 15.1 miliardë lekë, këtë vit ka pasur një rënie me 2.1 miliardë lekë dhe ka realizuar vetëm 13 miliardë lekë.
E ndërsa rënia e të ardhurave është e ndjeshme, shpenzimet janë rritur me 10.3 miliardë lekë krahasuar me 7 muajit e një viti më parë.