MENU
klinika

Studimi

Përse koronavirusi vrau kaq shumë italianë?

11.08.2020 - 13:21

Një studim i realizuar nga Universiteti Vita-Salute San Raffaele në Milano ka analizuar shifrat zyrtare të vdekshmërisë për Covid-19 në 9 zona metropolitane perëndimore, me karakteristika të ngjashme për demografinë, aktivitetet tregtare dhe lëvizjet e njerëzve. Nga studimi del se niveli i vdekshmërisë së lartë që ka regjistruar Lombardia është në mesataren europiane, pas standardizimit sipas moshës.

Në praktikë, përqindja e të moshuarve në Lombardi, dyfishi i mesatares së rajoneve europiane më të prekura nga pandemia Covid-19, do të ishte arsyeja e vdekshmërisë së lartë italiane. Nuk është vetëm kjo për të llogaritur numrin e viktimave: janë edhe veprimet e ndërmarra, gabimet, mospërgatitja, stresi i sistemit shëndetësor, qarkullimi i virusit që për një muaj ishte i papikasur, mungesa e terapive, etj. Në mos specifike, të paktën eksperimentale. Por një nga shpjegimet më “banale”, siç është ai i moshës mesatare të popullatës italiane, është sigurisht i vlefshëm.

Studimi, i realizuar si pjesë e një projekti evropian H2020 dhe botuar në revistën shkencore Acta Biomedica, ekzaminoi të dhënat e: Lombardisë, Île-de-France, Londrës, rajonit të Brukselit, Madridit, Katalonjës, rajonit të Stokholmit, rajonit të Kopenhagës dhe Shtetit të Nju Jorkut.

Shkalla e vdekshmërisë kumulative më e lartë e standardizuar 70 ditë pas fillimit të shpërthimit në shtetin e Nju Jorkut (296.1 njerëz në 100,000), e ndjekur nga rajoni Brukseli (177.8), Katalonja (174 , 0), Madridi (166.6), Lombardia (141), rajoni i Stokholmit (137.1) dhe Londra (123.25). Normat më të ulëta u regjistruan në rajonet e Parisit (82.1) dhe Kopenhagenit (44.2). Shpërndarja e moshave të ndryshme të popullsive, së bashku me rritjen e dukshme të vdekshmërisë në grupmoshat mbi 70 vjeç, shpjegon ndryshimet në të dhënat e papërpunuara: për shembull, mendoni që të moshuarit mbi 70 vjeç në Lombardi janë 17%, kundrejt 6.9% në Katalonjë, 7.9% në Londër dhe 9.5% në Bruksel.

Një pyetje tjetër e përsëritur ishte se sa vdekjeprurës është realisht Covid-19, domethënë, sa njerëz ndërrojnë jetë, ndër ata që infektohen. Për muaj të tërë kemi qenë të detyruar të hedhim hipoteza, duke theksuar se këto të dhëna do të vinin vetëm në retrospektivë kur rezultati nuk do të varej më vetëm nga tamponet e bëra apo nga llogaritja e të vdekurve (faktorë që i nënshtrohen shumë variablave), por do të llogariteshin përmes hetimeve serologjike në popullata që, nga një kampion statistikisht i vlefshëm, vlerësojnë mbizotërimin e sëmundjes dhe vdekshmërinë.

Një analizë ISPI konfirmon që vdekshmëria e virusit në Europën Perëndimore është rreth 1% e personave të infektuar: jo 2-3 përqind siç u tha fillimisht, por as edhe vlera e gripit sezonal, që është 0.1%. Llogaritjet nga Matteo Villa, një studiues i ISPI, burojnë nga testet serologjike në shkallë të gjerë të kryera në Spanjë dhe Angli.

Në Spanjë më 11 maj vetëm rreth 5% e popullsisë ishin prekur nga virusi. Për të llogaritur vdekshmërinë e infeksionit, këto vlerësime të prevalencës mund të përdoren, duke i krahasuar me numrin e vdekjeve që i atribuohen personave të infektuar me SARS-CoV-2 në periudhën përkatëse.

Për të marrë këtë numër kemi dy alternativa: t’i referohemi numrit të vdekjeve zyrtare, i cili përfshin vetëm personat e vdekur që kanë qenë pozitivë në testin për të zbuluar praninë e virusit; ose të llogaritet vdekshmëria e tepërt gjatë epidemisë, e cila përfshin një vlerësim të numrit të personave që vdiqën midis mesit të marsit dhe mesit të majit 2020, në krahasim me mesataren e pesë viteve të mëparshme.

Me numrin e vdekjeve zyrtare, vdekshmëria e virusit në Spanjë do të ishte 1.17%, dhe 1.34% nëse përdoret vdekshmëria e tepërt. Në Angli, Instituti Britanik i Statistikave (ONS) ka vlerësuar se numri i njerëzve që kanë zhvilluar antitrupa është 6.3% e popullsisë. Duke krahasuar vlerësimin e prevalencës me numrin e vdekjeve zyrtare dhe vdekshmërinë e tepërt të regjistruar në këtë periudhë, një vlerësim i vdekshmërisë COVID-19 në Angli mendohet të jetë 1.0% ose 1.47%.

Vlerësimi i Ispi nuk është aspak ngushëllues: SARS-CoV-2 është dhjetë herë më vdekjeprurës sesa gripi sezonal, por dhjetë herë më pak vdekjeprurëse sesa SARS. Fatkeqësisht – shkruajnë ata – është rendi i duhur i madhësisë për të maksimizuar dëmin: nëse do të ishte më vdekjeprurës do të përhapej më pak (njerëzit vdesin para se të infektohen); më pak vdekjeprurës, do të ishte “thjesht një grip”, i cili, megjithatë, mbetet një nga “përshpejtuesit e vdekjes” më të mëdhenj në botë.

Dhe konsiderata e fundit e studiuesve: numri i banorëve që janë infektuar nga virusi është ende shumë i ulët. Që do të thotë se rreth 19 nga 20 banorë mbeten potencialisht të ndjeshëm ndaj infeksionit. Imuniteti i tufës është shumë larg (në rastin e SARS-CoV-2, një përhapje e virusit në mbi 70% të popullsisë) dhe i arritshëm vetëm me çmim të lartë, në Spanjë me të paktën 350,000 vdekje të tjera (krahasuar me rreth 27,000 zyrtare, të regjistruara deri sot). Dhe, nëse do të donit të bënit llogaritjet për Mbretërinë e Bashkuar, vdekjet që duhen marrë parasysh do të ishin të paktën 450,000 të tjera (krahasuar me rreth 44,000 zyrtare deri më tani, duke e bërë atë vendin e tretë në botë për nga numri i përgjithshëm i viktimave.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!