MENU
klinika

“Mësim pasdite dhe orët nga 30 minuta”

Plani për vitin e ri shkollor: Nuk do të ketë pushim të gjatë!

25.08.2020 - 15:30

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini është shprehur se drejtorët e shkollave tashmë kanë në dorë se si do të organizohet mësimi, ndarja e klasave dhe orëve.

Ajo siguroi se në pjesën më të madhe të qyteteve orët do të jenë nga 30 minuta, kurse në pjesën tjetër do të jenë të plota dhe mësimi do të zhvillohet rregullisht.

Më tej Gjini theksoi se nga 1 shtatori janë shkollat ato që duhet të informojnë prindërit mbi pikat e udhëzuesit pasi përgjegjësitë tashmë janë të ndara.

”Ne kemi disa javë që ndjekim hap pas hapi situatën me përhapjen e COVID-19. Duke parë dhe vebndet e tjera se çfarë planesh kanë marrë. Ky do jetë një vit shkollor ndryshe nga vendet e tjera. Do jenë të angazhuara të gjitha strukturat. Nëse nxënësit do të kthehen në shkollë, do të jenë të sigurt. Ndaj na është dashur që të ndërtojmë disa skenarë.

Dezinfektimin e duarve, mjediseve, është protokoll i detajuar që tregon saktë dhe qartë për çdo actor përgjegjës në institucionet e arsimit. Se çfarë duhet bërë për një ditë të sigurtë.

Drejtoritë e shkollave kanë bërë një draft plan të ndarjes së klasave, dhe orëve mësimore, për të gjitha lëndët dhe klasat që kanë në dispozicion, që të jenë të realizueshme masat.

Sigurisht është, janë shumë masa dhe veprime që kryhen nga shkollat, mësuesit dhe drejtorët, por edhe përgjegjësi nga prindërit.

Nga shtatori shkollat informojnë prindërit. Çfarë masa duhet të marrin prindërit, për të siguruar një vijimësi të mësimit.

Prindërit duhet të jenë në komunikim nga 1 shtatori. Në kuadër të këtij protokolli, për disa shkolla duhet riorganizim i klasave dhe orëve mësimore. Është konsultuar dhe me aktorë të tjerë. Që do të jetë në draftin që po diskutojmë ne. në këtë program që kemi hartuar, i është lënë drejtorëve lirshmëri të vendosin si do të bëhet mësimi. Sepse ka shkolla me klasa të mëdha, ka me klasa të vogla. Në qytetet e mëdha do të ketë turne, dhe nënturne. Mund të ketë edhe orë mësimore online. Por që do të ketë kontaktim, nxënësi do të shkojë në shkollë. Për ndonjë lëndë apo modul mund të ketë mësim online”, tha Gjini.

Sa i përket shkollave me turne në qytetet e mëdha, Zamira Gjini ka theksuar se cikli i ulët do të zhvillojë mësim paradite kurse cikli i mesëm pasdite. Po ashtu ajo nuk përjashton mundësinë që disa lëndë të veçanta të bëhen online ose në ambiente në natyre, jashtë shkollës.

”Drejtorët e shkollave po bëjnë organizimin. Siç e thashë ka lirshmëri, ka fleksibilitet. Për shkollat e mëdhaja, do të ketë turne paradite dhe pasdite. Do të bëjnë nxënësit lëndën kryesore, cikli i ulët të jetë paradite, cikli i mesëm pasdite. Por në udhëzuesin, është lënë mundësia që të bëhet mësim edhe jashtë. Në disa shkolla do të ketë edhe orare të shkurtuara. Në pjesën më të madhe të qyteteve orët e mësimit 30 minuta. Nuk do të ketë pushim të madh apo të gjatë, por në shkollat ku orët janë të plota do të ketë dhe pushim të gjatë”, shtoi Zamira Gjini.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!