Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në Bjellorusi, ku opozita bëri thirrje për protesta, ndërsa sot dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin e pavarësisë në Minsk, megjithë kërcënimet masive të aparatit shtetëror.
Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video nga protesta, Presidenti shkruan se kur populli flet me zërin e tij, “nuk ka forcë në botë që e ndalon”.
“Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!“, shkruan Kreu i Shtetit
Postimi i plotë:
Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!
Në Minsk dhe kudo qoftë!
Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!
Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!
Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 23. August 2020