MENU
klinika

1.64 milionë shqiptarë në 2019 jetuan jashtë vendit

Qeveria strategji për kthimin e Diasporës!

08.08.2020 - 07:50

Me 3.6% është rritur numri i diasporës shqiptare në vitin e kaluar. E përkthyer në shifra sipas INSTAT në vitin e kaluar ishin mbi 1.64 milionë shqiptar që jetonin në shtete të huaja. Ndërkohë sipas Peoplemov.in vetëm në Greqi e Itali jetojnë rreth 1.2 milionë shqiptar.

Në strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 të miratuar nga Këshilli i Ministrave vihet re se vendi braktiset më shumë nga grupmosha 10-40 vjeç, pasi janë rreth 349 mijë shqiptar që i përkasin kësaj kategorie. Sipas kësaj strategjie 83.7% e të larguarve është për shkaqe punësimi, pasuar nga bashkimet familjare me 9% dhe studimi në vend të tretë me 5%.

Përveç faktorit ekonomik i cili është cilësuar gjithmonë si shkak për largimet, në dokument thuhet se trazirat në vend dhe siguria e ulët publike janë motive që kanë larguar nga vendi një numër të konsiderueshëm të kualifikuar nga vendi.

Po ashtu ndikim ka edhe mungesa e besimit te qytetarëve tek institucionet në vend si dhe largimet për shkak të traditës së “gjakmarrjes”.

Në planin e hartuar nga qeveria thuhet se do të aplikohet kthimi vullnetar i emigrantëve të kualifikuar. Strategjia Kombëtare e Diasporës 2021 – 2025 do të nxisë përfaqësuesit e brezit të ri të talentuar jashtë vendit të tërhiqen drejt një karriere profesionale në vend.

Nga ana tjetër diaspora sjell në vend vlera të larta financiare. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, remitancat u rritën sërish në vitet 2018 – 2019, duke shënuar vlerën 1.455 milion dollarë në vitin e fundit.