MENU
klinika

Valë e dytë nga COVID-19?/ "Sjell dëme të tjera"

Rama: Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion i vazhdueshëm

25.08.2020 - 12:54

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk mund të ketë një tjetër mbyllje dhe izolim tjetër të Shqipërisë në vjeshtë.

Sipas Ramës, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

”Erdha t’ju përshëndes dhe të falenderoj ju dhe ata që nuk janë këtu. Me shumë respekt dhe keqardje për këtë stres të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që edhe në kushtet e kësaj periudhe të vitit, me këto temperature jeni të detyruar të mbingarkoheni me këto veshje. Kjo e bën zgjedhjen tuaj profesionale kaq fisnike dhe të veçantë. Patjetër që keni dhënë një kontribut në aspektin moral për gjithë bluzat e bardha. Keni treguar shumë pë rata që veç dinë flasin dhe kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës.

Trupa jonë e mjekëve meriton vetëm respekt, dhe jo baltë e akuza, sharje nga ato që keni dëgjuar gjithë këto vite. Për fat të keq, se është fatkeqësi botërore na ra të përballemi me këtë monstër. Por na gjeti në një fazë që ishin bërë disa përmirësime. Largqoftë të kishte ndodhur kjo disa vite më parë, tek kjo do ishte një katastrofë. Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital.

Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çipat janë fantazi e çmendur e ‘kompetentëve’"

Vaksina për COVID-19/ Rama: Kemi bërë rezervim kur të dalë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!