MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Roshi hyn si zëvendësues dhe shënon dy gola

19.08.2020 - 18:38

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Në javën e tretë të kampionatit rus, “raketa” ndezi motorrët. Roshi ishte vendimtar ndaj Rotor Volgograd, duke arritur të shënojë një dopietë.

Mesfushori shqiptar hyri në lojë në minutën e 35-të, kur më parë ekipi i tij Akhmat Grozny kishte humbur penallti. Fillimisht gjeti golin e dytë në minutan e 53-të, duke i bërë topit një kontroll virtuoz dhe shënuar një gol mjaft të bukur.

Pas tetë minutash sulmuesi i kombëtares sonë ka gjetur sërish rrjetën, këtë herë me specialitetin e tij kundërsulmin. Ai mori një pasim nga qendra dhe arriti të mposhtë portierin kundështar me një goditje në cepin e portës.

Më pas sulmuesi kishte mundësi të plotësonte edhe tripletën, por nuk goditi saktë në qendër të zonës, pas një pasimi të bukur nga e majta. Gjithsesi, ndeshja e dytë si zëvendësues pas 3 javëve dhe 2 gola të shënuar, janë sinjal për trajnerin që ta aktivizojë si titullar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Santi Vata u lëndua nga tërmeti

Balaj e Roshi surprizojnë djaloshin 10-vjeçar

Odise Roshi, më i votuari për Euro 2020

“Ëndrra ime, të luaj në Botëror me Shqipërinë”