Në mungesë të Marc Marquez apo të dënimit të Johan Zarco (niset nesër nga pit-lane), shumë pilotë kanë provuar të marrin pole-position, por i pari në garën e nesërme të Austrisë (e dyta radhazi në këtë pistë) do të niset Pol Espargaro me KTM.
Vend i dytë shkon për japonezin Takaaki Nakagami me Honda, që në xhrion e fundit kishte mundësi të regjistronte pole position e parë në karrierë, por kaloi në zonën jeshile jashtë piste dhe prova e fundit u anulua.
Linja e parë e nisjes plotësohet nga Joan Mir me Suzuki, që i zë vendin Zarco-s, i dënuar për aksidentin e javës së kaluar. Linja e dytë ka pilotë me eksperiencë, si Miller, Vinales dhe Rins.
Who predicted this front row?! ?@polespargaro starts from pole ahead of @takanakagami30 with @JohannZarco1‘s penalty promoting @JoanMirOfficial! ⏱️@BMWMotorsport | #AustrianGP ? pic.twitter.com/XDlfIs882c
— MotoGP™? (@MotoGP) August 22, 2020
I pafat Valentino Rossi, që në sesion e dytë u rrëzua, për të mos garuar dot më në sesionin final. Italiani i Yamaha-s do të niset nga vendi i 15-të, pasi për fat, nga rrëzimi, nuk pati lëndime. Gara e pestë sezonale do të startojë nesër në orën 14:00.