Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.547, nga 47.761 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.
Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.
Ndryshe, një ditë më parë janë takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me kryetarët e komunave për të diskutuar rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 dhe fillimit të vitit të ri shkollor.
Hoti pas këtij takimi tha se nuk pritet të sforcim të masave, por as lirim të tyre duke pasur parasysh numrin e lartë të vdekjeve.