MENU
klinika

"Më preku veshkat, mushkëritë…"

Rreth 4 muaj në luftë me virusin, 65-vjeçari rrëfen tmerrin më të madh të jetës

22.08.2020 - 12:06

Mick Pickering i ka thënë BBC-së se ndihet i lehtësuar pas rikthimit në shtëpi në Newthorpe, ku për 110 ditë qëndroi i shtrirë në spital.

Burri 65-vjeçar u infektua me coronavirus në muajin prill dhe pas disa muajsh të vështirë, gjatë ditës së sotme u konfirmua se ka tejkaluar infektimin.

“Jam zgjuar, jam i lumtur që ndodhem në shtëpi dhe kam pasur një ndejë mirëpritëse”, tha ai.

“Trajtimi është në plan të dytë se çfarë më ndodhi mua. Më infektoi veshkat, ata pushuan së punuari për një kohë. Ndikoi edhe në mushkëritë e mia. Mesazhi im është të qëndroni të sigurt dhe të ndaloni së shkuari në tubime. Nëse infektohemi sikurse unë, atëherë është e tmerrshme”, shtoi ai.

Bashkëshortja e Mickut, Patsy pranoi se ishte “e frikshme” të dëgjosh mjekët duke të thënë se burri juaj mund të mos mbijetojë.

Ndryshe, Britania e Madhe deri më tani ka konfirmuar mbi 320 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 41405 persona.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!