Vijojnë aksidentet në garën e Austrisë. Ashtu si një javë më parë, apo në garën për pole position, edhe në ditën e sotme, ka pasur një aksident të frikshëm. Kur kishin mbetur edhe 13 xhiro, Maverick Vinales me Yamaha, është shkëputur nga motori dhe ka rrëshkitur.
Motori është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka shpërthyer në flakë. Është dashur ndërhyrja e komisarëve të pistët për ta fikur motorin, që është shkatërruar totalisht. Fatmirësisht, vetëm probleme të vogla për pilotin protagonist, që më shumë ka të bëjë më fërkimin në asfalt.
Sa i përket garës, Joan Mir kryesonte me më shumë se një sekondë nga rivalët, por pas flamurit të kuq, gjithcka rinisi nga e parë. Valentino Rossi ka rikuperuar disa pozicione, por jashtë 10 më të mirëve. Gara po vijon…