08.08.2020 - 18:51
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij që të gjejnë një monument të tillë, apo të ngjashëm me të dhe ta publikojë, ose mund t’ja dërgojë ish-ministrit për ta postuar.
Postimi i Tahirit
“Në këtë mënyrë, kujtohet historia me të gjithë lavdinë e saj. “Nëse di edhe ti një monument të ngjashëm, publiko një foto (ose nisma mua). Fshehur diku rrugës ishte ky monument që kujton krijimin e Çetës Partizane “Toto Bolena”. Historia duhet kujtuar me gjithë lavdinë e saj, Përndryshe është estradë e së shkuarës”.