MENU
klinika

Bukuroshja ruse me doreza

Sharapova la tenisin për t’u bërë boksiere?

20.08.2020 - 12:00

Pas përfundimit të Australian Open, i vetmi i zhvilluar për këtë vit, më 26 shkurt, përmes një letre të hapur të publikuar në revistën “Vogue”, tenistja ruse Maria Sharapova deklaroi tërheqjen e saj nga sporti i tenisit.

Shkak u bënë problemet e shpeshta fizike, që nuk e lejonin të stërvitej si duhet. Gjithsesi, bukuroshja ruse nuk ndahet nga sporti dhe duket se ka projekte të tjera për të ardhmen.

Përmes një video të publikuar së fundi në “Instagram”, 33-vjeçarja ka treguar aftësitë e saj si boksiere, duke u stërvitur kryesisht në plazh. Sharapova duket në formë në videon e postuar dhe tregon se di të përdorë mirë dorezat.

 

View this post on Instagram

 

My first ever REEL. ? Definitely not the last as I need way more practice ? #DoNutStop #FitAndLit

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova) on

Mbetet për t’u parë nëse po stërvitet thjesht për të mbajtur trupin në formë apo kërkon të bëjë emër edhe në këtë sport. Paksa e vështirë për ish-numrin 1 në botë të tenisit, por gjithsesi, ajo mund të tentojë edhe për një ndeshje të vetme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë si “pantera e zezë”

Një vit pa luajtur, por më e paguara në botë