MENU
klinika

"Nuk ka asnjë provë që kjo funksionon"

SHBA miratoi trajtimin me plazmë, por shkencëtarët janë kundër

25.08.2020 - 14:37

Mbretëria e Bashkuar ka mbetur pas Amerikës përsa i përket pandemisë, sepse ka qenë më e ngadaltë në lejimin e mjekëve që të përdorin ilaçin remdesivir, për të rritur kapacitetin e testimit dhe për të kufizuar udhëtimet ndërkombëtare në vend, sipas “Daily Mail”.

Rregullatorët në “Administratën e Ushqimit dhe të Barnave” në SHBA miratuan plazmën për përdorim urgjent, duke pretenduar se ‘përfitimet e njohura dhe të mundshme të produktit tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme të produktit’.

Donald Trump e quajti atë një moment ‘vërtet historik’ në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan gjithashtu pohoi se trajtimi ishte provuar për të zvogëluar mundësinë e vdekjes nga koronavirusi.

Por shkencëtarët e quajtën atë një ‘përfundim të keq’, sepse nuk ka asnjë provë përfundimtare që trajtimi funksionon.

Plazma është një nga terapitë më premtuese eksperimentale për Covid-19 dhe tashmë është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Akademikët pohuan që në fillimin e pandemisë se ajo ka ndihmuar në trajtimin e koronavirusëve të tjerë të ngjashëm.

Disa studime kanë treguar se kjo metodë shpejton rikuperimin dhe është e sigurt. Të tjerët kanë sugjeruar se nuk bën asnjë ndryshim. Ekspertët e Universitetit të Oksfordit thonë se “nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të ditur” se funksionon.

Hidroksiklorokin – ilaçi i mbështetur nga Trump për pandeminë, u tha se ka një efekt premtues. Por sipas gjykimit të Oksfordit, ajo nuk bëri asnjë ndryshim në nivelet e mbijetesës për pacientët e shtruar në spital nga virusi.
FDA tha që më shumë se 70,000 pacientë ishin trajtuar tashmë me plazmë.

Ndërkohë, ekspertët më të mirë amerikanë, përkatësisht Dr. Anthony Fauci dhe Dr. Francis Collins, thuhet se u përpoqën ta ndalonin autorizimin e plazmës, sepse provat nuk ishin aq të forta për ta bërë këtë.

Trump akuzoi agjencinë se po përpiqej të vononte miratimin e terapive kundër Covid-19, deri pas zgjedhjeve të presidentit në nëntor.

Studimi analizoi 35,000 pacientë që ishin trajtuar me plazmë, duke përfshirë një numër të lartë individësh të sëmurë kritikisht.

Gjetjet tregojnë se 8.7 përqind e pacientëve të trajtuar me plazmë brenda tre ditëve të diagnostikimit, vdiqën pas shtatë ditësh.

Sipas “FDA”-së, ata të trajtuar me plazmë, që përmbante nivelet më të larta të antitrupave, kishin një rrezik prej 35 përqind më të ulët të vdekjes brenda një jave, në krahasim me ata që trajtoheshin me një plazmë me më pak antitrupa.

Dr. Eric Feigl-Ding, një epidemiolog, reagoi ndaj lajmeve të FDA-së në Tëitter, ku tha: “Ky është një përfundim i keq në lidhje me plazmën. Kjo nuk ishte një provë e rastit. Trump-it nuk i bëhet vonë për këto, por kreu i FDA-së duhet ta dijë më mirë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!