MENU
klinika

I treti nga bluzat e bardha

Shkoi dje në Senatorium në gjendje të rëndë, vdes nga Covid mjeku pneumolog

03.08.2020 - 08:47

Ndërron jetë nga Covid mjeku pneumolog Anibal Byberi.

Mjeku u paraqit ditën e djeshme në Senatorium në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi ka mbërritur te “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë ai është vendosur menjëherë në intubim.

Por, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi ka mbërritur në spital, duke humbur kështu betejën me virusin.

Byberi ka qenë mjek prej vitesh në Tropojë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës.

Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.

Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Edhe mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh “luftë” në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i viktimave dhe të infektuarve në vendin tonë mbetet në shifra të larta, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën 5 persona dhe janë shënuar 123 raste të reja me COVID-19.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!