MENU
klinika

Shpenzimet përtej parashikimit!

Buxheti dhe pandemia/ Sa ndihmuan paketat sociale?

27.08.2020 - 15:01

Ndërsa të ardhurat në buxhet kanë rënë ndjeshëm si pasojë e efekteve të COVID-19, shpenzimet kanë ndjekur kahun e kundërt.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 7-mujorin e këtij viti, shpenzimet me fondet e buxhetit janë rritur përtej parashikimeve. Për këtë periudhë janë shpenzuar në total rreth 282.4 miliardë lekë në total, me rritje 10.5 miliardë lekë kundrejt 7-mujorit të vitit të kaluar, ekuivalent kjo me rreth 84.8 milionë euro.

Në rritjen e shpenzimeve kanë ndikuar kryesisht ato të bëra për përballimin e efekteve sociale të pandemisë së COVID 19. Të dhënat e dikasterit të Financave tregojnë se pagesat sociale për këtë qëllim, si ndihma ekonomike apo pagesa e papunësisë, arritën në 7-mujorin e këtij viti në rreth 17 miliardë lekë nga 14 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu, janë shpenzuar 11.7 miliardë lekë nga fond i kontigjencës për paketën sociale anti-Covid 19, ndërsa një vit më parë ky fond ka qenë zero. Në rritje të lehtë janë edhe shpenzimet kapitale, ato që ndryshe njihen si investimet publike.

Ndërkohë që shpenzimet korrente, ato operative dhe të mirëmbajtjes kanë pësuar një rënie të lehtë. Më pak para janë disbursuar edhe për pushtetin vendor. Për 7 muajt e parë të këtij viti janë dhënë për bashkitë 29.4 miliardë lekë, apo 5.4 miliardë lekë më pak se në vitin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian/ Më 'elastikë' për një tjetër krizë!?

A po tronditet ekonomia globale në të menduarit afatgjatë?