MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Bejrut: Një tragjedi në një vend krizash!

06.08.2020 - 08:18

Bejruti ka kaluar disa shpërthime në të kaluarën e tij të fundit, por asnjëri nuk ishte si shpërthimi i të martës.

Porti në zemër të kryeqytetit libanez u asgjësua. Fasat e çdo ndërtese janë shkatërruar dhe pas çdo dritareje të shkatërruar ka jetë të humbura.

Nuk ka mjafteshëm shtretër në spitale ose furnizim me energji elektrike. Infrastruktura për ruajtjen dhe importimin e shumë mallrave jetikë të qytetit është shkatërruar, duke e bërë mungesën e ushqimit një kërcënim të menjëhershëm.

Tani janë përkeqësuar plagët e një kombi që tashmë po “vuante” nga kriza ekonomike, i prekur nga pandemia dhe i lodhur nga kaosi politik dhe korrupsioni.

Shpërthimi duket se ka qenë aksidental, por megjithatë ka shkaqe që mund të hetohen. Qytetarët e Bejrutit e kanë pare vazhdimisht neglizhencën e shtetit.

Një port i ndërtuar mirë nuk do të ishte aq i ndjeshëm ndaj aksidenteve industriale Autoritetet në një demokraci funksionale do të mbanin përgjegjësi.

Libani ka institucione që përfaqësojnë demokracinë, por parlamenti nuk përfaqëson interesat e njerëzve.

Kjo është trashëgimia e luftës civile të vitit 1975-90.

Durimi i qytetarëve mori fund në tetorin e vitit të kaluar. Ekonomia kishte rënë pre e një skeme gjerë piramidale. Zemërimi, arriti të rrëzojë Saad Hariri, kryeministrin.

Administrata pasardhëse nën Hassan Diab nuk ka arritur të ndalë shkuarjen drejt falimentimit kombëtar.

Pas shpërthimit të së martës, struktura e problemit nuk ka ndryshuar, por tani ekziston një nivel i i urgjencës morale për të gjetur zgjidhje.

Rreziku i madh është që elitat e korruptuara të Libanit të gjejnë mënyra për ta përdorur madje këtë tragjedi në avantazhin e tyre, për të forcuar status quo-në e strukturave të energjisë.

Pjesa tjetër e botës nuk mund dhe nuk duhet të largohet nga katastrofa e Bejrutit.

Por njerëzit që kanë më shumë nevojë për ndihmë financiare nuk mund t’i detyrojnë politikanët e tyre të përqafojnë kauzën e krijimit të statutit përgjegjës.

Fryma e trazirave të tetorit të kaluar mbijeton më shumë në kujtesën kombëtare sesa në çdo institucion.

Ndaj i detyrohemi solidaritetit ndaj një kombi që në të kaluarën është ngritur kur tragjedia e gunjëzoi, dhe gjen aftësinë të provojë edhe një herë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al