Kontinenti afrikan ka nxjerrë yje të futbollit botëror, ku mjafton të përmendim emra si Drogba, Eto’o apo Ëeah (i vetmi që ka fituar Topin e Artë nga Afrika), por asnjëri prej tyre nuk futet te transferimet e shtrenjta. Natyrisht, kohët kanë ndryshuar.
Blerja e re e Napoli-t është në vendin e dytë në renditjen e futbollistëve afrikanë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Ylli i ri i Napoli-t ka lanë mbrapa disa prej yjeve më të mëdhenj të Premier League me 70 milionë eurot e paguara nga De Laurentiis për kartonin e tij.
FUTBOLLISTËT AFRIKANË MË TË SHTRENJTË
Sadio Mane (Liverpool) 41 milionë euro
Mohamed Salah (Liverpool) 42 milionë euro
Naby Keita (Liverpool) 60 milionë euro
Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) 64 milionë euro
Riyad Mahrez (Man City) 68 milionë euro
Victor Osimhen (Napoli) 70 milionë euro
Nicolas Pepe (Arsenal) 80 milionë euro