MENU
klinika

Me rregulla të ndryshme

Shtatori rihap shkollat në pjesën më të madhe të Europës

25.08.2020 - 15:17

Tema kryesore e diskutimeve në javët e fundit në të gjithë Europën ka qënë rihapja e shkollave. Kontinenti ynë në situatën e emergjencës shëndetësore po shënon ndërkohë shifra në rritje infeksionesh të reja.

Nëse Italia po qëndron në pragun e 1000 rasteve ditore Covid, Franca ka shënuar kulmin me 4000, spanja në vorbullën e 3000 kurse Gjermania 1500 dhe brenda këtij konteksti, nxënës, mësues dhe staf po përgatiten të kthehen në shkolla.

Si po përballen vendet europiane me rihapjen e shkollave?

Franca, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Anglia, Polonia, Finlanda dhe Greqia kanë bërë tashmë eksperimente midis muajve maj dhe teksa për një kohë të shkurtër rihapën shkollat me prani të reduktuar studentësh. Në Gjermani, që nga 10 gushti, shkollat ​​kanë filluar të rihapen në rajone të ndryshme, por gjithnjë ‘me hapa të vegjël’. Vetëm Spanja dhe Italia do të rinisin vitin e ri shkollor në shtator krejtësisht pa testë provë.

Në fund të karantinës në muajin maj, në Francë pati një kthim gradual në shkollë. Pas një jave, infeksionet e shfaqura (rreth 70) frikësuar institucionet arsimore dhe fëmijët u mbyllën sërish në shtëpi. Sidoqoftë, eksperimenti francez vazhdoi, me klasa të ndara në grupe me orë të reduktuara, distancim shoqëror të një metër katror midis një tryeze dhe një tjetre. Tani që situata e infeksioneve, përtej Alpeve, është veçanërisht shqetësuese, data e rihapjes së shkollave nuk ka ndryshuar, më 1 shtator me udhëzime të cilat parashikojnë detyrimin për mbajtjen e maskave për fëmijët nga 11 vjeç e lartë, xhel dezinfektues, monitorim ditor i temperaturës së trupit. Në rast të infeksioneve të reja do të shtohen kohë pas kohe, shkollat sërish do të mbyllen.

Në Gjermani, për shkak të rihapjes së shkollave, fakti që maskat nuk janë të detyrueshme është diskutuar shumë. Landet gjithsesi do të ketë fuqi të plotë vendimmarrëse për këtë çështje dhe si rrjedhojë, në rajone të ndryshme të vendit rregullat do të jenë të ndryshme. Ajo që është e sigurt është se në rast të rritjes së shifrave të infeksionit, shkollat nuk do të rimbyllen plotësisht: të paktën 4 ose 5 orë në javë do të garantohen shkollim drejtpërdrejtë në klasa të cilat do të organizohen në grupe ku dhe nuk do të mungojë xheli dezinfektues. Brenda të njëjtit grup klase, nuk do të ketë distancim fizik dhe në rast identifikimi nxënësi pozitiv me Covid do të jetë i mjaftueshëm izolimi i tij nga pjesa tjetër e klasës në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i përhapjes Covid-19.

Në Spanjë, nga ana tjetër, në funksion të rihapjes së shkollave në muajin shtator, parashikohet matja e temperaturës në shtëpi, maska ​​të detyrueshme për të gjithë dhe respektim i distancës fizike. Megjithatë, më 27 gusht, qeveria do të sqarojë përfundimisht se çfarë do të bëjë me rihapjen e shkollave.

Leksione me numër të caktuar studentësh, me sallat e mbushura përgjysmë dhe gjithnjë me maska – Këto janë disa prej masave në universitetet italiane në rifillimin e vitit të ri akademik. Për të shkuar në leksione duhet bërë më parë prenotim në mënyrë që të mos kapërcehet numri i fiksuar. Kush nuk do të mund të jetë i pranishëm do ti ndjekë leksionet nga shtëpia. Thuajse të gjithë fakultetet kanë përcaktuar tashmë edhe mënyrat e pritjes së studentëve me aplikacione, prenotime dhe turne për ndjekjen e leksioneve dhe me ndalimin e tubimeve në hapësirat e përbashkëta. Auditorët do të jenë të mbushur në masën 50 %. Distancimi do të jetë një metër dhe çdo ditë, sallat do të dezinfektohen dhe ajrosen. Aplikacionet janë mënyra e preferuar e fakulteteve për të prenotuar vendin në sallën e leksioneve ndërkohë që maskat do të mbahen edhe gjatë leksionit.Vetëm profesori mund ta ulë maskën e tij gjatë shpjegimit. Gjithashtu do të përcaktohen trajektore të ndryshme për hyrjen dhe daljen nga Universitetet. Në çdo sallë do të ketë xhel dezinfektues. Nuk do të matet temperatura në hyrje por në rast ethesh, kolle e të ftohti do të jetë e ndaluar hyrja.

Skocia ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet e shkollës (korridoret, hapësirat kolektive, autobusët e shkollave) por jo në klasa, si pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së Covid

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ky është vendimi më i mirë i mundshëm"

Hapja e shkollave në shtator, Pëllumb Pipero optimist


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!