Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore.
Në fund të marsit shihje radhë të gjata jashtë supermarketeve, ndërsa blerësit me ankth prisnin të furnizoheshin. Tre muaj me pas janë akoma atje dhe blerësit qëndrojnë dy metra larg njëri tjetrit ndërkohë që në duar mbajnë dezifektantë.
“Enter Canadian start-up Grocery Neighbour”është kompania e cila beson se ka arritur me një zgjidhje të mundshme për dyqnet ushqimore, një supermarket i lëvizshëm në një kamion gjysmë të hapur që blerësit mund të kalojnë me rradhë çëer të marrë ushqimet ndërsa ruajnë distancën sociale.
“Gjërat po ndryshojnë, bota është në kaos dhe kjo është një ndër mundësitë që kemi,” thotë Frank Sinopoli, themeluesi 37-vjeçar i kompanisë, i cili ishte ndër të parët me këtë ide që kur bizneset filluan të kuptojnë pasojat e përditshme të Covid-19.
Koncepti i një supermarketi të lëvizshëm nuk është plotësisht i ri, bizneset në shtetet amerikane të Oklahoma dhe Kalifornia, për shembull, kanë krijuar shërbime që ofrojnë produkte të freskëta ndërkohë që vizitojnë vende të ndryshme.
Sinopoli shpreson se do të jetë zgjidhja e gjetur për epokën e koronavirusit, megjithatë ekspertët tregojnë që këto lloje biznesesh do të duhet të tregojnë pikën e tyre në treg për të konkurruar me rritjen e ofrimit të ushqimit online.
‘Karroca lundruese’
Sinopoli thotë se kamionët e tij 53 metra të gjatë janë krijuar me porosi për Covid-19, me pararojë dhe qendër sanitare dhe të përshtatshëm për të ruajtur distancën sociale.
“Do të jetë si një autobus,” shpjegon ai, me kamionë që ndjekin rrugë dhe orare specifike.
Një aplikacion do të njoftojë banorët kur kamioni (secili personel me një punëtor dhe një shofer) po ndalon afër tyre.
Kamioni do të jetë i hapur në të dy skajet. Sinopoli kërkon një maksimum prej pesë klientësh në bord në një kohë, duke kaluar pesë minuta secili në automjet, i cili është i dizenjuar me rafte të vendosura në rreshta, vetëm në një dyqan ushqimesh, të cilat ofrojnë mish, djathra, e shumë ushqime të tjera. Ndërkohë Sinapoli shpjegon që distancën sociale do e sigurojnë karrocat ku do të mbahet ushqimi.
“Ka një karrocë ushqimi, vetë para dhe mbrapa jush e kështu njerëzit nuk mund t’ju prekin edhe nëse duan. Bazuar në kërkesën që kemi marrë, ne jemi duke synuar demografinë që e do komoditetin. Ne fillimisht menduam se grupe specifike do të vlerësonin ose do të përfitonin nga shërbimi, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar,etj. Por të dhënat thonë se janë pothuajse të gjithë ata që kanë treguar interes,”thotë Sinopoli.
Kush është klienti?
Sidoqoftë, ekspertët e shitjes me pakicë pyesin se si do të performojnë alternativa të reja ushqimore si këto në një treg ushqimesh tashmë të ngopur. Aplikacione si UberEats, Instacart dhe Amazon Prime kanë bërë të mundur dërgimin e ushqimeve direkt në derën tuaj, ndërsa shumë restorante kanë rritur shërbimet e ofrimit gjatë Covid-19.
“Të shërbyerit online duhet bërë pasi të kuptohet se kush është klienti i synuar,” thotë Bill Aulet, drejtor menaxhues i kompanisë Martin Trust Center for MIT.
Megjithatë, përzierja e elementeve të një dyqani tradicional me teknologjinë dixhitale, sigurinë dhe komoditetin e cila mund të krijonte një treg unik.
“Ndoshta përgjigjja është: ju mund të prekni dhe të ndjeheni një produkt pa qenë e nevojshme të shkoni në një dyqan tradicional, [të mbushur me njerëz]. E gjitha çfarë duhet të bëhet është të kuptohet se kjo metodë është me të vërtetë efikase dhe në pak kohë nuk do jetë më një dëshirë por një nevojë,” thotë Anindya Ghose, një profesore e biznesit në Universitetin e Nju Jorkut.
Shërbimi gjithashtu mund t’u vijë në ndihmë atyre që varen nga transporti publik për të shkuar në supermarkete, të cilët nuk duan të presin në radhë të gjata me blerësit e tjerë.
“Nëse ktheheni 30 vjet pas, shumica e njerëzve blinin ushqime duke shkuar tek këta ofrues të vegjël me karroca të hapura në rrugë. Kjo më kujton atë, por në një mënyrë më të sofistikuar. Ky është një hibrid: nuk është një ndjekje e rregullt offline dhe nuk është tregti elektronike. Është diçka në mes,”thotë Ghose.