MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Si nuk u lodhët duke shpifur…

13.08.2020 - 18:39

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë përpara, duke mos dëgjuar dhe shikuar fare nga ekranet që mbushen me deklarata inatçore dhe shpifëse, Lulzim Basha vazhdon të tjerrë shifra dhe “tregime” dixhitale.

E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë Shqipërinë, me hir apo me pahir, Lulzim Basha nuk po arrin të bëjë dot as partinë.

Të futur në qorrsokak  të pakrye, pothuajse gjithë Partia Demokratike  e SHQUP-it (elita milionere dhe jo ndjekësit e bazës) i  është futur “punës” për të pergatitur  terrenin që sipas saj “do ti japë fitoren në zgjedhje”.

Cilën fitore, cilin pushtet  kërkon Lulzim Basha, dhe e meriton ? Natyrisht ai kërkon të mos bëjë fushatë si politikan  “xhentëlmen”, nuk  kërkon  përballje mes faktesh dhe veprash, ai  kërkon  thjesht  krijimin e iluzioneve mashtruese, duke mos kursyer asgjë.

Një  “makineri” e gjallë  njerësish, ish-ligjvënësish të dështuar, janë personazhet  tipikë të fushatës së shpifjeve, ndaj  kryeministrit, ndaj  minitrave, drejtuesve të dikastereve vendore dhe qëndrore, ndaj mjekëve dhe infermiereve, ndaj  biznesmenëve dhe atyre që sjellin çdo javë ndihma nga jashtë, madje duke mos  kursyer as kancelaritë  europiane.

Ata  po mallkojnë cilindo (madje edhe ndonjë  ish-deputet të tyre bamirës) që ndihmon Edi Ramën, cilindo që ndihmon spitalet, të sëmurët, ata dhjetëfishojnë  numrin  e të infektuarve, ata janë gati të sajojnë  skenare nga më kobzinjtë, vetëm e vetëm që të bëhen dhe të trajtohen si të besueshëm.

Si  nuk u lodhët, duke folur si manikinë  majë podeve, duke fyer dhe mashtruar, si nuk u lodhët duke gënjyer dhe duke luajtur me dhimbjen e shqiptarëve. Vazhdoni, por  veç një gjë  ta keni të qartë, gjithçka  do t’ju kthehet në boomerang,  ditën e votimeve , kur  ta shihni vehten të zgërlaqur nga “nota” e shqiptarëve.

Si  nuk  u lodhët, duke dalë nga 2-3 herë në ditë në ekrane  dhe fb, duke  sajuar  sms, statuse, apo dhe intervista me “personazhe  të pambështetur nga qeveria”, dhe pastaj kur dilni mashtrues, nisni  e qeshni me fatin tuaj, dhe jo të shqiptarëve.

Si  nuk u lodhët, duke  zhbiriluar  edhe  vrimat e rrjeteve  sociale, për të gjetur “10 mijë km e rrugëve të reja” që ndërtuat  ju, dhe “2 mijë  km Edi Rama”.

Përse  bëheni  qesharakë  në sytë e shqiptarëve, kur  u suleni  Heronjve të Shëndetsisë, mjekëve  dhe infermierëve, duke mashtruar  opinionin  publik  se “spitalet nuk  kanë shtretët,nuk  kanë ilaçe, nuk  kanë tampone, nuk kanë kujdes mjeksor”, duke përbaltur  Profesorët  dhe Doktorët  e asaj fushe, që po japin jetën e tyre për pacientët.

Si nuk u lodhët, duke ngritur “çadra” propogande  në SHQUP, apo  në  disa degë të partisë tuaj, për të nxirë me dashje  realitetin, duke kërkuar  dhe  duke mos gjetur gjëkundi  “aleatë” të rinj në rrugën tuaj të mbrapshtë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!