Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kakavijë.
Rama shprehet se kanë biseduar me zyrtarët grekë të cdo niveli, që përgjigjet për situatën në kufijtë e Greqisë.
Kreu i qeverisë thekson se përgjigja që është marrë ka qenë se e njëjta situatë paraqitet në të gjithë kufijtë e Greqisë, dmth edhe me shtete të tjera, jo vetëm me Shqipërinë.
“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëluptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.
Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan Rama.
Situata në Kakavijë vazhdon të jetë problematike, ndërsa në kulmin e fluksit, radha e makinave shkoi mbi 20 kilometër.