MENU
klinika

Kaos te Ferrari

Skandali, Leclerc garoi 2 xhiro pa rrip sigurimi

19.08.2020 - 14:36

Gara e fundit e Formula 1 në Barcelonë jo vetëm konfirmoi vështirësitë që makina Ferrari ka këtë sezon, por tregoi se situata në njëvendëshen italiane është vërtet kaotike. Piloti monogask Charles Leclerc u tërhoq nga gara në xhiron e 37-të, për shkak të problemeve elektrike.

Gjithsesi, duke analizuar ngjarjen, drejtuesit e “kokëkuqes” kanë evidentuar edhe një gabim tjetër. Leclerc ka zhvilluar dy xhirot e fundit në pistë pa vendosur rripat e sigurisë.

Një gafë e madhe, kur mendon se pilotohet në pistë me një shpejtësi deri në 300km/orë. Por si ndodhi kjo? “Kur m’u fik makina, unë provova të ndez motorin, por pa sukses. Kështu që hoqa rripat e sigurisë dhe po përgatitesha të dilja nga makina.

Skuadra më kërkoi ta provoja edhe një herë dhe makina u ndez. Unë u riktheva në pistë me makinën pa lidhur rripat e sigurisë që kisha hequr, duke bërë dy xhiro deri në momentin që vendosëm të tërhiqesha përfundimisht”, – tha Leclerc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN