MENU
klinika

Gara e Brno në Çeki

Surprizë në Moto GP, triumfon një “anonim”

09.08.2020 - 14:25

Gara e tretë në Moto GP, e zhvilluar në Brno të Çekisë, është fituar nga pilot anonim. Brad Binder renditet i pari. Piloti nga Afrika e Jugut doli ishte 5 sekonda para Franco Morbidelli (podiumi i parë absolut në klasën e lartë) dhe Johann.

Vendi i pestë për Valentino Rossi, ndërsa Fabio Quartararo e mbyll garën në vendin e shtatë pas Oliveira. Një shfaqje monstruoze për Binder i cili, duke filluar nga i shtati, u rikuperua dhe arriti të vendosej para të gjithëve.

Ka munguar Marc Marquez, që humb kështu garën e tretë sezonale dhe pa asnjë pikë. Kampioni në fuqi pritet të rikthehet në shtator. Kryeson pas 3 garash Fabio Quartararo, por që tashmë ka një garë të hapur për titullin.