MENU
klinika

Lënda shpërthyese, material që përdoret në bujqësi

Tezat/ Çfarë i shkaktoi shpërthimet në Bejrut?

05.08.2020 - 15:35

Bejruti është tronditur dje nga shpërthimi masiv që ka shkaktuar më shumë se 100 viktima e 4 mijë të plagosur.

Drejtues ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ka qenë sulm.

“Kam takuar gjeneralët tanë dhe duket se nuk është një incident industrial. Duket, sipas atyre, që është një atentat” është shprehur presidenti amerikan Donald Trump.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa sipas disa dëshmitarëve është ndjerë deri në Qipro, në distancë 200 kilometra. Ndërkohë, ajri në Bejrut konsiderohet toksik dhe autoritetet këshillojnë largimin nga aty.

Shpërthimi është provokuar nga një zjarr në një depozitë të portit të Bejrutit ku ishin të magazinuara 2 mijë e 750 tonelata nitrat amoni, të sekuestruara nga një anije vite më parë. Këtë e ka thënë presidenti Michel Aoun, i cituar nga BBC. Nitrati i amonit përdoret për shumë qëllime, por dy më të zakonshmet janë si pleh për bujqësinë dhe si eksploziv.

Megjithatë, tashmë ka nisurnjë proces hetimor për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Shpërthimi vjen në një kohë delikate për Libanin. Me infektimet në rritje të COVID, spitalet gjendeshin më herët në vështirë për të përballuar emergjenca. Tashmë, atyre u duhet që të përballen edhe me mijëra persona të plagosur. Vendi po kalon gjithashtu në krizë ekonomike.

Importet e Libanit dhe një sasi e madhe gruri e magazinuar në port tashmë është shkatërruar duke shkaktuar frikë dhe pasiguri për sigurinë ushqimore. E ardhmja e vetë portit është në pikëpyetje për shkak të shkatërrimit masiv të godinave e banesave përreth.

Presidenti Aoun ka deklaruar se qeveria do të akordojë 100 miliardë lira (66 mln usd) si fond emergjence por ndikimi i shpërthimit në ekonomi parashikohet të zgjasë shumë. Shpërthimi ndodhi në një vend afër vendit ku një bombë masive vrau ish kryeministrin Rafik Hariri në 2005.

Edhe para shpërthimit, tensionet në Liban ishin të larta, me protesta masive kundër qeverisë për mënyrën sesi po e menaxhon krizën ekonomike më të keqe që prej luftës civile 1975-1990.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!