Gjatë ditës së djeshme aludua për një dënim të mundshëm të barazilianit Neymar, për të humbur finalen e ditës së diel kundër Bayern Munchen. Kjo si pasojë e thyrjes së protokollit.
Braziliani i PSG-së ndërroi fanellën pas ndeshjes së fituar ndaj Leipzig me futbollistin Halstenberg. Por edhe pse ndërrimi i fanellave me kundërshtarin konsiderohet si diçka e ndaluar dhe e dënueshme, ka qenë vetë UEFA që ka saktësuar se ndaj sulmuesit 28-vjeçar.
UEFA ka sqaruar se nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore, siç mund të aludohej, skualifikimi për finalen e 23 gushtit, në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës. Kështu, Neymar po bëhet për këtë finale, teksa kërkon që për herë të dytë të fitojë Champions League.
Ndeshja finale do të luhet më 23 gusht, në orën 21:00. Fatmirësisht, deri më tani, duke nisur që nga 7 gushti, vetëm një futbollist ka rezultuar pozitiv, që nuk ka penguar ecurinë si në Europa League, ashtu edhe në Champions, teksa tashmë do të luhen vetëm finalet.