MENU
klinika

Çfarë mendojnë ekspertët?

“Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa në mars-prill”

23.08.2020 - 18:53

Infeksionet e koronavirusit janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Europë duke bërë ekspertët të mendojnë se kemi të bëjmë me një valë të dytë të pandemisë Covid-19.

Megjithatë edhe pse janë shtuar rastet e reja, Bloomberg thotë se ato janë më pak vdekjeprurëse.

“Rritja e testimeve po kap sëmundjen herët dhe ndryshe nga piku në mars dhe prill, kur pandemia hyri në shtëpitë e përkujdesjeve, autoritetet po bëjnë një punë më të mirë për të mbrojtu, të moshuarit dhe njerëzit e tjerë vulnerabël”, shkruan Bloomber.

Franca dhe Spanja kanë regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve që prej prillit.

Italia raportoi rritjen më të madhe që prej majit, ndërsa rastet në Gjermani janë dyfishuar gjatë javëve të fundit.

Megjithatë pavarësisht përhapjes së madhe në kontinentin e vjetër, vdekshmëria nuk është si në të njëjtën periudhë më parë, por më e ulët.

“Ose të paktën për tani”, shtojnë shkencëtarët.

“Aksesi i përmirësuar tek testimet ka shumë mundësi të jetë arsyeja kryesore, veçanërisht sepse njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për simptomat”, tha John Ford nga Universiteti i Caambridge.

Shumica e infeksioneve është tek të rinjtë që kanë udhëtuar apo festuar gjatë verës. Por disa prej tyre janë asimptomatikë.

Ford shtoi se trajtimi më i mirë i sëmundjes dhe protokolli mjekësor i përmirësuar lidhet me uljen e vdekshmërisë. Rritja e infektimeve në Europë është vënë re pas rihapjes në mesin e Qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Provat e vaksinës në njerëz dhanë rezultate pozitive"

Dr. Fauci flet për ‘VOA’: Ja si mund të parandalohet vala e dytë e koronavirusit!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!