MENU
klinika

Supergol i dyti

Bekim Balaj e nis me tripletë sezonin e ri

28.08.2020 - 20:19

Bekim Balaj e ka nisur në mënyrën më të mrië të mundshme sezonin e ri në Austri me skuadrën e Sturm Graz. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare fillimisht mendohej se do të largohej nga skuadra austriake pas një edicioni me ulje-ngritje.

Por forma që ka treguar gjatë miqësoreve e ka bindur klubin të vazhdojë me lojtarin dhe ai ia ka shpërblyer që në minutat e parë të sezonit të ri, që në minutën e katërt.

Në ndeshjen e Kupës së Austrisë së luajtur sot ndaj SV Insbruck, ai ishte titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e katërt të sfidës. Balaj u tregua i aftë të mposhte portierin kundërshtar me një gjuajtje nga jashtë zonës që nuk i la kohë të reagonte atij.

Një goditje e kalibruar që i dha avantazhin skuadrës së tij që kërkon të luftojë për një vend në Europë në këtë edicion. Por në 29’, Balaj do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin. Sturm Graz po fiton 5-0 në pjesën e parë.

Në minutën e 86-të Balaj shënon edhe golin e tretë, duke i bërë një mbyllje fantastike ndeshjes, me fitoren 8-0. Një nisje spektakolare sezoni e sulmuesit shkodran, që vjen në grumbullimin e Kombëtares me 3 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Santi Vata u lëndua nga tërmeti

Balaj e Roshi surprizojnë djaloshin 10-vjeçar


Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë