Ish- zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi kërkon që takimi për dialogun me Serbinë, në Uashington mos mbahet më 4 shtator.
Ai thotë se SHBA është në fushatë elektorale, dhe dy liderët e saj Trump dhe Biden kërkojnë të fitojnë zgjedhjet, prandaj Kosova s’duhet të jetë material eleoktoral në të.
Po ashtu ai thotë se marrëveshja edhe nëse do të nënshkruhet, është plotësisht jo transparente dhe nuk garanton njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE apo votën e Rusisë për anëtarësim në OKB.
“Ashtu siç ka dështuar takimi i qershorit, duhet të dështojë edhe ky i shtatorit, sepse janë disa tregues të cilët e bëjnë të domosdoshëm mosmbajtjen e takimit në Washington. Është fushata elektorale dhe gjuha ndërmjet kandidatëve dhe dy kampeve republikane dhe demokrate. Në asnjë formë ne nuk do duhej të bëhemi material elektoral. Nuk është duke u bërë dialog me ndërmjetësimin e Amerikës, është duke u bërë dialog e tentim më nënshkruar një marrëveshje për të cilën realisht nuk ka elemente se për çfarë po bëhet fjalë, ku mungon transparenca plotësisht, me një grup të njerëzve që kanë treguar interesim për të qenë fytyrat e një procesi të një marrëveshje e cila nuk garanton njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe votën e Rusisë për anëtarësim në OKB”, ka thënë Abazi