MENU
klinika

Merkatoja shkodrane

Vllaznia rinovon me një dhe afron dy të rinj

17.08.2020 - 18:19

Pas largimeve radhazi, Vllaznia ka nisur punën për të afruar lojtarët për sezonin e ri. KF Vllaznia bën të ditur se sot ka zyrtarizuar marëveshjen e rinovimit të kontratës me futbollistin Ardit Krymi.

Po ashtu, nga sot zyrtarisht janë pjesë e Vllaznisë edhe futbollistët Ardit Hoxhaj dhe Aleksandar Isaevski. Sulmuesi Hoxhaj ka luajtur me Flamurtarin dhe Skënderbeun me parë, i sprovuar dhe tashmë kërkon të tregojë veten sa vlen në Superiore.

Ndërsa Isaevksi vjen nga Maqedonia dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë. Së fundmi është aktivizuar në ligën e parë të Bullgarisë me Dunav Ruse, ndërsa ka eksperinca edhe me Pobeda Prilep dhe Makedonija në vendlindje.

Në ditët në vijim priten të tjera afrime, ndërsa trajneri i ri Brdaric ka vijuar stërvitjen me kuqeblutë, për të nisur një kapitull të ri dhe për të mos diskutuar më qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, por për të kapur minimalisht një vend në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN