20.08.2020 - 13:44
Pas deklaratës së Ramush Haradinajt, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje finale më 2 shtator në Uashington.
Haradinaj zbuloi se në këtë takim mund të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, por Vuçiç i ka bërë apel liderëve të Kosovës që të heqin dorë nga ky mendim.
”Nëse liderët kosovarë nisen për në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë”, u shpreh Vuçiç për TV Pink.