26.08.2020 - 12:16
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi sot se përveç ekonomisë, Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë edhe për tema tjera në Uashington.
Ndonëse ai nuk ka detaje se për çfarë temash bëhet fjalë, i pari i shtetit serb ka mohuar kategorikisht se në kryeqytetin amerikan do të diskutohet për serbët e Bosnjës.
“Me sa di unë, do të ketë bisedime për çështje ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë. Por, unë nuk i përjashtoj edhe temat e tjera. Kur ju shtroni pyetjen se pse Kosova ka të drejtë të shkëputet dhe jo Republika Serbe, unë nuk mund t’ju jap një përgjigje, madje as nuk di se kush mundet”, tha Vuçiç.