Në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare, Këshilli i Bashkimit Evropian, do të ofrojë ndihmë 180 mln euro për Shqipërinë.
Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.
Në paragrafin për Shqipërinë shkruhet, “180 milion euro për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale”.
Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.
Valdis Dombrovskis, zv/ kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin.
Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit, ne përpiqemi të ndihmojmë vendet tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike”.