MENU
klinika

Ç’përfaqëson “Fatih”?

Zbuluesi i bujshëm turk i gazit në Detin e Zi, që ka tërbuar Greqinë

21.08.2020 - 18:47

Anija eksploruese turke “Fatih” (emërtuar sipas Mehmet Fatihut, trumfatorit mbi Kostandinopojën), ka zbuluar 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror në Detin e Zi, sipas asaj çka shpalli Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të premten.

“Anija jonë ‘Fatih’ zbuloi rezerva prej 320 miliardë metra kub gaz natyror gjatë shpimit të pusit ‘Danube 1’, i cili filloi më 20 korrik”, tha ai, duke i quajtur fushat e gazit “më të mëdha në histori”, duke shtuar: “Zoti ka hapur për ne derën e pasurisë së padukshme në një vend shumë të ndryshëm”.

Po ç’përfaqëson “Fatih”? Ajo është anija e parë turke e kërkimit dhe shpimit të naftës në Mesdhe.

Eshtë në pronësi të kompanisë shtetërore TPAO, e themeluar në vitin 1954, për të kryer kërkime dhe shpime, ndërtim të rafinerisë dhe prodhimin e energjisë në emër të Turqisë.

Anija u ble nga Turqia në vitin 2017

Në 229 metra të gjatë dhe 36 metra të gjerë, e prodhuar në Korenë e Jugut mga Hyundai Heavy Industries me 2011. Anija u vlerësua fillimisht me 860 milion dollarë.

Pas prodhimit, ajo u emërua “Metro II Deepsea” dhe lundroi nën flamurin e Ishujve Marshall.

Ai e mbajti atë emër deri në vitin 2018.

Në fund të 2017, anija u ble nga TPAO turke dhe u riemërua “Fatih”, sipas sulltanit famëmadh osman.

Anija “Fatih” është e pajisur me teknologji të lartë, dhe gjithashtu ka një hapësirë ​​për uljen e helikopterëve në të.

Anija është në gjendje të kryejë shpime në 2,400 metra thellësi deti dhe një thellësi maksimale shpimi prej 3.000 metrash.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!