26.08.2020 - 07:12
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur mbledhjen e Qeverisë për sot, në orët e hershme të mëngjesit.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 08:30.
Ndryshe, një ditë më pare Hoti takoi në Deçan kryetarin Bashkim Ramosaj dhe vizitoi Manastirin e Deçanit.
Ai nga atje tha se Qeveria përkrah zhvillimin e Deçanit, por edhe respekton ligjet. Shefi i ekzekutivit të Kosovës tha se do të gjendet një zgjidhje për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.